Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se kryeministri Edi Rama donte t’i ulte vlerën ambasadores amerikane, Yuri Kim, përmes njoftimit të publikuar nga Ministria e Jashtme, ku thuhej se kishin nisur procedurat për zëvendësimin e saj.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Salianji u shpreh se mesazhi i Ramës ishte e qartë për KLP-në, se ai do të gjendej aty, ndërsa ambasadores i përfundon mandati.
“Ministria e Jashtme, pra Edi Rama me mënyrë të paprecedentë, duke qenë se ka pasur një ndërhyrje dhe duket që ka një ndërhyrje për SPAK-un, Edi Rama për t’i ulur vlerën, tha që ambasadores Yuri Kim, në fund të dhjetorit i përfundon mandati.
Pra, praktikisht tha që mua do më keni këtu përherë, ambasadorët vijnë edhe ikni. Pra, ju zgjidhni. Ishte mesazh i qartë fare”, theksoi ai.