Kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë fjalës së tij në Kuvend theksoi se qeveria britanike duhet të marrë masa për emigrantët e jashtëligjshëm, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.
“Pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria. Njerëzit e ardhur duhet të kthen mbrapsht. Të gjithë shqiptarët e mbetur të largohen shpejt”, u shpreh ai, raporton “The Guardian”.
Sunak nënvizoi se në fillim të vitit të ri do të nxjerr ligj për të siguruar që njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nuk do të mund të kërkojnë azil këtu.
Ndërkohë, kryeministri britanik nënvizoi se emigrimi i paligjshëm është ‘i padrejtë’ për britanikët, emigrantët e ligjshëm dhe azilkërkuesit e vërtetë.
- EMRAT/ 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar - 26/02/2026
- KE propozon hapjen e negociatave për zerimin e tarifave shtesë të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor - 26/02/2026
- Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje - 21/02/2026