10.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Ekspozitë fotografike/ “Korça dje dhe sot” nga fotografi e operatori i njohur korçar Ylli Trajçe

Një ekspozitë fotografike titulluar “Korça dje dhe sot” është çelur mbrëmjen e së dielës në ambientet e bibliotekës. Ekspozita përfshinte fotografi të qytetit të Korçës sesi ai ka qënë vite më parë dhe sesi është shndërruar sot.

Qyteti simbol i dashurisë dhe serenatave, si dhe djepi i dijes e kulturës, është prezantuar nga fotot e shkrepura me mjeshtëri nga fotografi e operatori i njohur korçar Ylli Trajçe, duke sjellë përmes kësaj ekspozite kujtesë historike, emocione dhe nostalgji për korçarët, por njëkohësisht duke shërbyer si një “dritare” përmes së cilës të rinjtë të shohin sesi ka qënë dikur qyteti.

Vetë organizatori i ekpozitës Ylli Trajçe, na tregon se i është dashur një punë gati 4 vjeçare për ta realizuar, duke grumbulluar foto të vjetra, një pjesë e të cilave janë shkrepur para viteve 1900, e duke iu bashkangjitur atyre pamjen që ka sot qyteti. Fotografitë e ekspozuara do të botohen më pas në një album.

Ekspozita është vlerësuar nga të pranishmit të cilët e kanë kanë cilësuar jo vetëm të realizuar artistikisht por edhe me vlera për historinë e qytetit dhe për brezat e rinj.

Kjo ekspozitë fotografike u realizua me mbështetjen e bashkisë Korçë dhe Qendrës së Artit dhe Kulturës. Ajo do të qëndrojë e hapur për tre ditë tek galeria e bibliotekës publike “Thimi Mitko”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x