Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hënë në zonën e plazhit në Radhimë, duke shkaktuar panik e frikë mes pushuesve.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa mësohet se kanë qenë dy vëllezër që janë konfliktuar me njëri tjetrin për administrimin e plazhit.
Konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e armëve, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të plagosur. Autori i ngjarjes është vënë në pranga, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nëse ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, njofton policia.
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022