18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Situata në veri, Gjekmarkaj: Retorika luftënxitëse e autoriteteve serbe, e papranueshme

Nenkryetari i Kuvendit te Shqiperise, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashper ne lidhje me sulmet serbe ne veri te Kosoves, dhe tensionimin e situates prej tyre.

“Retorika luftënxitëse e autoriteteve serbe është e papranueshme. Kosova e pavarur dhe integriteti i saj territorial janë realitete të pakthyeshme. Dialogu dhe jo gjuha e forcës kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e Rajonit tonë.

Duke dënuar me forcë sulmet e strukturave paramilitare serbe në veri të Kosovës dhe provokimet e vjetëruara të autoriteteve më të larta serbe, apeloj për maturi nga ana e autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe vendimmarrje nën koordinimin e ngushtë me partnerët tanë strategjik ShBA&BE.

Në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqupërisë nxis institucionet shqiptare të jenë në krah të autoriteteve kosovare.

Heshtja e institucioneve të Republikës së Shqipërisë ndaj gjuhës luftënxitëse të Presidentit të Serbisë është e pakuptimtë. Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë krah Kosovës dhe institucioneve të saj”, reagon Gjekmarkaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x