9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Gjykata rrëzon prokurorinë për padinë e Metës: Të pyetet Filip Talo

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M ishte spiun i ish Sigurimit të Shtetit.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen me argumentin e Gjykatës.

Gjykata thotë se prokuroria ka mbyllur një çështje pas hapur më parë ‘procedim penal’. Sipas Gjykatës për sa kohë që organi proçedues ka vlerësuar se duhet të kryente veprime hetimore për sqarimin e të dhënave të paraqitura në materialin kallëzues, nga ana e prokurorisë duhej të ishte regjistruar procedimi penal.

“Nga ana e organit të akuzës nga njëra anë është vendosur mosfillimi i procedimit për kallëzimin penal të sipërcituar, dhe, nga ana tjetër janë kryer veprime hetimore pa u regjistruar procedimi penal. Gjykata vlerëson të theksoi se në rastin konkret organi i akuzës duhet të regjistronte procedimin penal dhe të kryente veprimet hetimore të domosdoshme për veprën penale konkrete. Qëllimi i legjislatorit në parashikimin e nenit 291 të Kodit të Procedurës ka qenë renditja në mënyrë shteruese e atyre rrethanave që nuk lejojnë fillimin e procedimit. Gjë që do të thotë se organi procedues duhet të mjaftohet vetëm mbi bazë aktesh dhe të shikoj prima facie nëse ekziston ndonjëri nga shkaqet e parashikuara në dispozitën ligjore të sipërcituar”, thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

Gjykata e ka vënë theksin në vendimin e saj në faktin se pas regjistrimit të procedimit penal, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje Filip Talon, personin që është kallëzuar nga I. M në ish sigurimin e shtetit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x