10.5 C
Tirana
17 / 03 / 2026

Sulmi me grusht ndaj Berishës/ Shoqërohen dy truprojat e tij, ish-kryeministri jep sot dëshmi para policisë

Sot ish kryeministri, Sali Berisha pritet të paraqitet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dëshmuar mbi sulmin e djeshëm ndaj tij.

Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre, dy prej truprojave të Berishës.

Në pamjet ku dhunohet ish kryeministri, truprojat e tij kanë ndërhyrë menjëherë ndaj agresorit 31 vjeçar, Gert Shehu, të cilin e kanë dhunuar ashpër së bashku me disa prej protestuesve të tjerë.

31 vjeçari, pësoi dëmtime të shumta në fytyrë dhe në trup dhe për rrjedhojë u transportua në spitalin e Traumës ku ende po merr mjekimin e nevojshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x