Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu i cili sot sulmoi me grusht kreun e PD Sali Berisha gjatë protestës së PD, hodhi poshtë akuzat se djali i saj është agjent krimesh apo i lidhur me policinë.
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Euronews Albania, Eni Ferhati, nëna e 31- vjeçarit tha se djali i saj ka çrregullim bipolar dhe mjekohet prej 5 vjetësh.
“Ai nuk është as agjent, as ka lidhje me policinë. Është i sëmurë me çrregullim bilpolar, ka epikrizë, mjekohet prej 5 vjetësh. Nuk e dija ku ishte.
Në mëngjes e lashë të qetë, i thashë rri në shtëpi, sikur ta parandjenja. Ka qenë 2 herë në urgjencë të psikiatri, 1 herë e kam çuar me polici se ka qenë keq”, tregoi nëna e 31-vjeçarit.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026