22.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

Pogradec, ndalohet peshkimi/ Vendimi synon të mbrojë shumimin e Koranit dhe Belushkës

Deri në fund të muajit dhjetor nuk lejohet peshkimi në liqenin e Ohrit në Pogradec. Kjo për shkak të shumimit biologjik të Koranit dhe Belushkës në këtë periudhë.

Sipas kryetarit të organizatës së menaxhim peshkimit në Pogradec, Adriatik Dokollari, gjatë këtij muaji asnjë varkë nuk do të lejohet të dalë në ujrat e këtij liqeni. Përjashtim bëjnë vetëm ato varka të licensuara që gjuajnë sardele. Por edhe këto varka do ti nënshtrohen kontrollit nga inspektorët përkatës.

Moslejimi i peshkimit në një muaj si ky, mbi të gjitha monitorimi përgjatë gjithë vitit i peshkimit të paligjshëm nga peshkatarë të palicensuar ka bërë të mundur shtimin e Koranit dhe Belushkës në këtë liqen.

Edhe për Dokollarin, ndalimi i peshkimit në këtë muaj i unifikuar në të dy shtetet, do të ishte zgjidhja më e mirë për shtimin e dy specieve të rralla që rriten në liqenin e Ohrit.

Organizata e Menaxhim Peshkimit në Pogradec ka 220 varka të licensuara, nga këto 150 gjuajnë me grepa ndërsa 70 të tjera me rrjeta. Varka të cilat gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohen të peshkojnë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x