4.5 C
Tirana
26 / 02 / 2026

Plan për dëbimin e emigrantëve? Rishi Sunak: Abuzime me ligjin e skllavërisë

Pretendimet e shqiptarëve që i drejtohen Britanisë së Madhe illegalisht, duke përdorur ligjin  skllavërisë moderne për të shmangur dëbimin e tyre do mund të shqyrtohen në Shqipëri.

Kështu shkruan gazeta “The Times”, e cila ka zbuluar disa detaje nga biseda telefonike e kësaj të enjte mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij anglez Rishi Sunak, mbi çështjen e emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin përmes kanalit të La Mansh.

Sipas këtij artikulli biseda telefonike mes dy kryeministrave do të thotë se dy qeveritë janë shumë afër një marrëveshje për dëbimin e shqiptarëve nga Britania e Madhe.

– Advertisement –

Më herët ka qenë Sekretarja për Punët e Brendshme Suela Braverman, e cila ka folur për një plan të tillë, në mënyrë që të shmangen abuzimet me ligjin e skllavërisë moderne, i cili bllokon depërtimet e emigrantëve drejt Shqipërisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x