Eleminim i papritur i Inter në Champions League. Nuk ka mrekulli për zikaltërit, as përmbysje, me të besuarit e Chivu që dështuan në Play Off ndaj Bodo/Glimt. Takimi i parë përfundoi 3-1 për norvegjezët, ndërsa në Milano sfida përfundoi 1-2 për mysafirët.
Në 45 minutat e para, zikaltërit ushtruan presion konstant ndaj kundërshtarit, por pa mundur dot të gjejnë rrugën e rrjetës. Bodo/Glimt realizoi me Hauge dhe Evjen në pjesën e dytë, duke siguruar një kualifikim historik.
Shifrat u ngushtuan falë golit të Bastonit, por vetëm kaq, pasi italianët nuk u rifutën dot në lojë.
Zhgënjen Inter, me këta të fundit që tashnë nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të fokusohen në kampionat.
Pas triumfit 6-1 në sfidën e parë ndaj Qarabag, Newcastle fiton edhe aktin e dytë 3-2. Pas suksesit 2-0 në takimin e parë ndaj Olympiacos, Leverkusen kalon tutje me barazim 0-0.

- Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim - 24/06/2026
- Bosnja bën detyrën, mund Katarin dhe shpreson te kualifikimi historik nëpërmjet vendit të tretë - 24/06/2026
- Zvicra mposht Kanadanë në shtëpi dhe renditet e para në grup, shkëlqen talenti Manzambi - 24/06/2026