16.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Xhaçka në Athinë, diskutime me homologun grek për ligjin e luftës dhe kufizimin e zonave detare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka diskutoi të premten e 2 dhjetorit me homologun e saj grek Nikos Dendias për çështjen e kufizimit të zonave detare.

Lajmi u bë i ditur nga MEPJ-ja, duke cituar njoftimin zyrtar për shtyp.

Vizita e parë e kryediplomates shqiptare në Athinë vjen pak kohë pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek Dendias në Tiranë.

“Gjatë takimit ministrat u ndalën edhe diskutuan ne parim çështjet që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve te nevojshme përfshirë ligjin e luftës, marrëveshjet kufitare mes dy vendeve, referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, duke shprehur përkushtimin për të ecur përpara drejt zgjidhjeve me përfitim reciprok”, thekson Ministria.

Sipas diplomacisë shqiptare, gjatë takimit të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndër të tjera, zyrtarët shkëmbyen ide për përmirësimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.

Ata diskutuan gjithashtu agresionin e paligjshëm rus kundër Ukrainës dhe ndikimin e tij në rajon.

Ministrja Xhaçka theksoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë mbështeten nga miqësia mes dy vendeve dhe popujve, partneriteti në NATO-s dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen evropiane të rajonit.

Ajo nënvizoi gjithashtu faktin se të dyja vendet kanë vendosur një nivel efektiv dhe konstruktiv bashkëpunimi për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Zyrtarja shqiptare shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu besimin se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i dobishëm për rajonin në tërësi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x