Dola sot pas mbledhjes së qeverisë, për një arsye të vetme, sepse kemi marrë një vendim, të cilin ua kemi premtuar pensionistëve dhe sot, falë këtij vendimi, duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë lëvrimi i bonusit të fundvitit për të gjithë 695,101 pensionistë, prej 5 mijë lekësh të reja. Edhe pse kemi pasur vështirësi të posaçme këtë vit, vështirësi që dihen, përsëri për ne ka qenë e padiskutueshme që, jo vetëm për pensionistët, por edhe për 66 mijë të tjerë të kategorisë pensionistë, që kanë pensione invaliditeti me përfaqësuesit e të cilëve kemi patur edhe një dialog intensiv në nivelin e Ministrisë së Financave, do të akordojmë edhe plus 6 mijë lekë të tjera, pra të reja, që shkojnë në 110 mijë lekë të vjetra për këta pensionistë, si kompensim i nevojshëm dhe i merituar, bazuar edhe në rezultatet e dialogut që kemi zhvilluar.
Po ashtu, do të mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike, për të cilat siç e dini kemi pasur disa rritje të ndihmës, por gjithsesi mbeten në nevojë dhe në vëmendje për t’u mbështetur edhe me bonusin e fund vitit, si edhe për gjithë kategorinë e paraplegjikëve edhe tetraplegjikëve.
Në total është një paketë prej 4.3 miliardë lekësh të reja, rreth 40 milionë dollarë që vihet në dispozicion pikërisht të këtyre kategorive që janë edhe kategoritë më në nevojë të shoqërisë sonë.
Ndërkohë kemi marrë edhe vendimin për të filluar nga janari i vitit të ardhshëm edhe aplikimin e një tjetër mase të konsultuar me publikun gjatë Këshillimit Kombëtar, për nënat e papuna me tre fëmijë të mitur, të cilave qeveria do t’u paguajë të gjitha sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, njësoj sikur të ishin në punë.
Shumë faleminderit!
– Zoti Rama, në kohën kur në fakt duket një ditë historike 6 dhjetori, për faktin që do të jetë dhe Samiti në Tiranë, nga ana tjetër edhe opozita ka pretenduar që do të organizojë një proteste, ose më saktë e ka paralajmëruar edhe pavarësisht njoftimeve nga policia që është refuzuar apo masat e rëndësishme që do të merren. Keni një koment për këtë? Si konsiderohet kjo në një ditë të rëndësishme të samitit dhe krahu tjetër është një pyetje në lidhje me vendimin për ditën e pushimit që është marrë. Ishte e nevojshme të merrej një ditë pushimi në Tiranë?
Kryeministri Edi Rama: Nuk është marrë asnjë ditë pushimi, nuk ka asnjë ditë pushimi. Është një lajm i rremë dhe puna do të vazhdojë normalisht dhe ndërkohë përsa i përket masave të sigurisë, ato nuk negociohen me askënd. Janë masa sigurie, që vendosen bazuar në të gjitha standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Komisioni, Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitete, kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me forcat dhe me organizatorët e Samitit që janë në fakt në Këshillin Europian, prej shumë kohësh pikërisht për masat e sigurisë, kështu që këto nuk janë çështje opinionesh, nuk janë çështje mendimesh, nuk janë çështje diskutimesh. Këto janë masa shumë të rrepta sigurie, aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e Bashkimit Europian, siç nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe pa diskutim për ta, ka masa ekstreme sigurie kudo që lëvizin dhe sa herë që lëvizin.
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026