5.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Asnjë person pozitiv me HIV në Korçë / 1 dhjetori, Dita Botërore kundër HIV/AIDS

Në Korçë, prej 3 vitesh nuk ka asnjë person të infektuar me virusin HIV/AIDS.

Lajmi i mirë bëhet i ditur nga punonjësja sociale pranë Qendrës së testim-këshillimit në Korçë, Nertila Sterjo. Ajo thotë se vihet re një rritje e ndërgjegjësimit në popullatë për kryrjen e testeve vullnetare dhe bën me dije se persona pozitivë ka vetëm me Hepatit C, që janë kryesisht përdorues të lëndëve narkotike.

Apeli që ajo bën sot në 1 dhjetor, datë e cila shënon dhe ditën botërore kundër HIV AIDS, si një ditë reflektimi dhe angazhimi në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës, është që të tregohet kujdes dhe të thyhen tabutë për kryrjen e testimeve.

Në këtë kuadër të kësaj dite departamenti i Infermierisë në bashkëpunim me Shërbimin e Epidemiologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Korçë, organizuan leksionin e hapur me temë ”Barazi për të gjithë në parandalim dhe trajtim”.

Në këtë veprimtari iu dha rëndësi e veçantë parandalimit të transmetimit të HIV me qellim përfundimin e kësaj pandemie.

Aktiviteti i cili erdhi si bashkëpunim mes dy institucioneve, u zhvillua në formën e bashkëbisedimit mbi të rinjtë ndërsa u kryen edhe testime falas për studentët të cilët u treguan të gatshëm, t’i nënshtroheshin testit.

317555054_568627591941598_6093000507044364177_n.jpg
316827870_568627501941607_7596305032487881618_n.jpg
316956318_568627915274899_5034300540709229072_n.jpg
316958328_568627445274946_1982004982455608892_n.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x