13.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Hapet segmenti rrugor Panarit-Treskë/ Një mundësi alternative për nevojat e banorëve të kësaj zone

Lehtësohet lëvizja për banorët e zonës së Panaritit. Bashkia Korçë, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes ka filluar punën për hapjen e segmentit rrugor Panarit-Treskë në njësinë administrative Vithkuq, si një mundësi alternative për nevojat e banorëve të kësaj zone.  

Ndërhyrja po bëhet me qëllim minimizimin e problematikave që ka gjatë periudhës së dimrit rruga që të çon në fshatin Panarit. Për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike gjatë dimrit, fshati izolohet për më shumë se 5 muaj, pasi trashësia e borës në majën e Mashkullorës, për shkak të erërave të forta, shkon më shumë se 3 metra, duke e bërë të pamundur mbajtjen hapur të aksit rrugor Shtyllë-Panarit.

Në kushte të një dimri që zgjat banorët mundohen të sigurojnë zahiretë për veten e tyre dhe bazën ushqimore për blegtorinë. Ata tregojnë për vështirësitë e përballimit të stinës së gjatë të dimrit, për të siguruar jetesën e tyre në të tilla kushte.

Spartak Laze, banor i kësaj zone njëherazi edhe drejtor i shkollës së fshatit thotë se sigurimi i një rruge alternative do të lehtësojë lëvizjen banorëve nga Panariti në drejtim të Treskës e më pas drejt Korçës.

Burime pranë bashkisë Korçë bëjnë me dije se aktualisht po punohet me vendosjen e tombinove dhe çakullimin e rrugës.

315272075_682848853206443_7670265229385821637_n.jpg
315284561_682849059873089_651618506541110543_n.jpg
315485739_682848906539771_9094885763126239176_n.jpg
315640060_682849013206427_8426615965840088426_n.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x