12.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Dëborë në juglindje/ Nuk paraqiten probleme në akset nacionale, as me furnizimin me energji elektrike

Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje dëbore në zonat malore, në lartësinë mbi 1200 metra. Reshjet më të dendura kanë qënë në zonën e Dardhës, Voskopojës dhe fshatra të njësisë administrative Vithkuq në bashkinë e Korçës.

Reshje bore ka pasur edhe në pjesën më të madhe të fshatrave të Devollit të sipërm, aty ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 centimetra. Dëborë ka pasur edhe në fshatra të Lekasit, ndërkohë që reshje dëbore të pakta ka pasur edhe në fshatrat malorë të njësisë Dardhas në Pogradec.

Zyrtarisht nuk raportohen probleme, ndërkohë që rrugët nacionale përfshirë edhe ato të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës janë të kalueshme pa probleme.

Reshjet më të shumta kanë qënë në rrugën e Dardhës nga kilometri i 7-të deri në kilometrin e 13-të, ku trashësia e borës ka shkuar nga 5 deri në 7 cm. Në këtë segment u punua nga kontraktorët me mjete borëpastruese dhe kriposje. Ndërsa në akset e tjera vetëm kriposje pjesore.

Të njëjtat burime thanë se probleme nuk paraqiten as në aksin rrugor Shtyllë-Panarit edhe në kushtet kur trashësia e borës në Majë të Mashkullorës, ka shkuar nga 15-20 cm.

Burimet thanë gjithashtu se në asnjë prej fshatrave të qarkut të Korçës nuk ka probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x