12.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Dhoksologjia e Flamurit në Korçë

Imzot Joani mban meshën tradicionale në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

110 vjetori i Pavarësisë së vendit është përkujtuar ashtu si çdo vit në katedralen “Ngjallja e Kristit” në qytetin e Korçës, ku Mitropoliti Hirësia e tij Imzot Joani, ka mbajtur Dhoksologjinë e Flamurit, së bashku me të gjithë klerikët e qytetit.

Në lutjen e tij drejtuar autoriteteve vendore dhe besimtarëve të pranishëm, Mitropoliti i Korçës, imzot Joani, bëri thirrje që në këtë ditë të bekuar nga zoti të lutemi për më tepër dashuri. Patrioti i vërtetë, tha imzot Joani është ai që do Zotin dhe po deshi Zotin e do edhe vendin e tij.

Kjo meshë në Korçë është tradicionale që nga viti 1920 ku për herë të parë një nga personalitetet e shquara Fan Stiljan Noli, në cilësinë e klerikut mbajti në katedralen e Shën Gjergjit meshën e parë të ditës së flamurit, për të përcjellë mesazhin se mbi fenë dhe shqiptarët është kombi, duke bërë thirrje për bashkimin e shqiptarëve për çështjen e kombit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x