Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në Ditën e Pavarësisë u ka bërë një apel partive politike, që të kontribuojnë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, Begaj u shpreh se zgjedhjet e ardhshme vendore janë një mundësi bashkëpunimi.
“Zgjedhjet e ardhshme vendore janë mundësi për të demonstruar bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë politike e institucionale, për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Si Presidenti i Republikës, në interes të kombit dhe të ardhmes tonë ftoj aktorët politik dhe institucional, shoqëritë civile dhe mediat, cdo shqiptar që ti përkushtohemi vizionit për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, vendin e projektuar për të qenë anëtar i denjë i BE”, theksoi Presidenti.
Më tej, presidenti Begaj theksoi se qytetarëve duhet dhënë siguri, që reforma në drejtësi ka dhënë besueshmëri. Brezat e rinj kanë nevoje të shohin perspektivë të qartë dhe të ndërtojnë të ardhmen këtu.
“Diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës”, u shpreh presidenrti i Republikës, Bajram Begaj.
Duke vlerësuar fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, si një arritje historike, Begaj tha se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor, është një mesazh inkurajimi.