Serbia ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë. Mesazhi i urimit ka ardhur përmes një postimi në Twitter nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se urime të shumta për festën e Pavarësisë, Shqipëria ka marrë edhe nga vende të tjera, përfshi edhe Ukrainën, por edhe nga Aleanca Euroatlantike (NATO).
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026