9.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Mbledhja e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë, Begaj: Jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb

Presidentii Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshendetur mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i Shtetit shkruan se fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët, duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Përshëndes nga zemra seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar sot në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta.

Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore!”- shkroi Begaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x