7.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Afishohen listat paraprake të zgjedhësve/ Në Korçë janë 75 mijë e 100 votues, 104 qendra votimi

Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Brendshme për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për organet e qeverisjes vendore, Zyra e Gjendjes Civile në bashkinë Korçë ka afishuar në të gjithë qendrat e votimit listat e para paraprake të zgjedhësve.

Publikimi i listave 6 muaj para zgjedhjeve lokale më 14 maj 2023, bëhet me qëllim që zgjedhësit të bëjnë verifikimin në to dhe në rast të konstatimit të pasaktësive, ti drejtohen Zyrës së Gjendjes Civile për të bërë ndryshimet e duhura.

Sipas përgjegjësit të kësaj zyre, Jurgen Qirici, në total në qytetin e Korçës janë 75 mijë e 800 votues dhe 104 qendra votimi, një më shumë se në zgjedhjet e mëparshme, bazuar në Kodin Zgjedhor, sipas kërkesave të kriterit numerik.

Qirici u bën apel qytetarëve të bëjnë verifikimin e listave paraprake dhe përditësimin e të dhënave për adresën e banimit dhe për çdo nevojë të paraqiten pranë sporteleve fizike të zyrës së gjendjes civile për të marrë informacionin e duhur.

Afishimi i përberësve zgjedhorë është bërë në çdo qendër votimi dhe ai do të përditësohet çdo muaj, deri në 40 ditë para datës së votimit për organet e qeverisjes vendore, kur do të dalin listat përfundimtare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x