12.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Rama u premton vlonjatëve: Fluturimi i parë në aeroportin e ri në fund të vitit 2024

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Vlorë me operatorët turistikë dhe banorët e zonës.

Ndër të tjera, Rama tha se me projektet e reja që po ndërtohen në Vlorë do të rritet kërkesa turistike për këtë qytet.

Rama u ndal edhe në Aeroportin e Vlorës, ku tha se punimet po shkojnë shumë mirë dhe nëse nuk ndodh asgjë e paparashikuar, fluturimi i parë do të bëhet në fund të vitit 2024.

“Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogarasë dhe Bypass-i që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë.

Jemi shumë optimistë që do kemi fluturim e parë në fund të vitit 2024, shpresojmë që mos të kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani dhe vullneti”, tha Rama

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x