11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Pas Ori Nebiaj, një tjetër deputet i ri i PD hyn në parlament, Petrit Doda merr mandatin e Alfred Rushaj

Petrit Doda ka pranuar mandatin e ish-deputetit demokrat Alfred Rushaj, i cili dorëzoi mandatin e deputetit në fillim të këtij muaji.

KQZ bën me dije se Doda dorëzoi sot formularin e vetëdeklarimit ku pranon mandatin e deputetit të PD-së.

Petrit Doda ka qenë i renditur i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

Por pas përfundimit të zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një tjetër ripozicionim, duke u bazuar në numrin e votave personale të marra nga secili deputet.

Kujtojmë se dje, Ori Nebiaj pranoi mandatin e deputetes, Grida Duma e cila dha dorëheqje një javë më parë për tu angazhuar në media.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x