11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Alibeaj i përgjigjet Ramës për Portin e Durrësit: Projekti është grabitja e radhës, veç largimit duhet të japë llogari për abuzimet pa fre

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për projektin për Portit të Durrësit.

Kreu i grupit të PD akuzon kryeministrin për korrupsion me fondet dhe pasuritë publike.

“Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike. Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Alibeaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x