Vasily Nebenzya, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara tha se rezoluta e miratuar sot nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është ligjërisht e pavlefshme.
“Rezoluta e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sipas së cilës Rusia është përgjegjëse për armiqësitë në Ukrainë dhe e cila parashikon kompensim nga Moska për dëmin e shkaktuar është “ligjërisht e pavlefshme”, tha Nebenzya “Tass”.