Gjykata Administrative ka dhënë sot vendimin jo në favor të prindërve të fëmijëve të kopshtit turk “Zubeyde Hanim” I cili u mbyll më 22 shtator të këtij viti me vendim të qeverisë.
Ditën e sotme në një seanca që zgjati më shumë se një orë e 30 minuta, Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesë padinë e bërë nga prindërit.
Ndërkohë, avokatët e institucionit që po merren me ndjekjen e çështjes e cilësuan këtë vendim si të paligshëm dhe paralajmëruan se do të bënin një ankimim në Gjykatën e Apelit.