Në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë sfida, prandaj është më e mira që kjo të kalohet së bashku e jo vetëm.
Rama vuri në dukje edhe vështirësitë që po kalohen për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa tha se jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri-tjetrin.
“Lufta për të gjunjëzuar perëndimin, NATO dhe të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi ne, lufta nuk ka ardhur me bomba e as me dëbime njerëzish, por me rritje çmimesh, dhe është gjithnjë e më e qartë që s’ka asnjë rrugë tjetër, përballimi me sfidat e kësaj kohe dhe vështirësitë e tejskajshme, që kjo kohë ka sjellë dhe adaptimit me një situatë ku ne jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz me njëri tjetrin. Kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin”, tha Rama.
- Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë! - 06/11/2026
- Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar! - 06/11/2026
- “Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën! - 06/11/2026