12.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Primaret e PD-së/ Zyrtarizohet kandidati i dytë për Bashkinë e Fierit

Artur Mahmutaj ka prezantuar këtë të martë kandidaturën e tij në Primare për Bashkinë e Fierit.

Mahmutaj u shpreh se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe u bëri thirrje demokratëve që të jenë bashkë në protestën e 12 nëntorit.

“Personalisht zotohem se do të pranoj dhe respektoj rezultatin e zgjedhjeve që do dalin nga këto primare brenda PD-së, jam besimplotë se kushdo qoftë kandidati që do të ballafaqohet në betejën e vitit 2023, gëzon respektin dhe mbështetjen e bazës dhe bashkëqytetarëve të Fierit.

Të dashur miq demokratë, kupa është mbushur dhe derdhur prej kohesh. Koha për ndryshim ka ardhur dhe data 12 Nentor do të kremtojë fillimin e fitores ndaj këtij rregjimi hajdut, arrogant të kapur’, theksoi ai.

Evdar Kodheli është kandidati i parë që konfirmoi pjesëmarrjen e tij në garën për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit.

Përmes një deklarate, ai u shpreh se ndjen detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën, siguron transparencë dhe meritokraci.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x