Analisti Roland Bejko ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si një realitet që po ecën përpara dhe jo thjesht si një seri shenjash pozitive.
Sipas Bejkos, zhvillimet gjeopolitike po krijojnë një klimë të favorshme për Shqipërinë në raport me BE-në, por theksoi se avancimi drejt anëtarësimit varet mbi të gjitha nga përmbushja e detyrimeve dhe reformave të kërkuara nga Brukseli. Ai nënvizoi gjithashtu se Shqipëria vijon të ketë mangësi dhe problematika, për të cilat institucionet europiane janë të vetëdijshme.
“Këto janë më shumë se shenja të mira, është një realitet dhe një proces që po ecën. Shenja do të quheshin nëse ne nuk do të na shfaqeshin gjëra të qarta.
Ky është një proces i lidhur fort të paktën këto vitet të fundit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria këtu ka pjesën e vet. Natyrisht nuk bëjmë ndonjë shpikje, por themi që situate gjeopolitike po e ndihmon shumë Shqipërisë.
Por, pavarësisht kësaj Brukseli, nëse ti nuk bën mirë detyrat e shtëpisë, nuk të qas. Ne kemi vende të cilat nuk është se ne po na mbajnë me hatër dhe ato po i penalizojnë, por janë disa hapa mbrapa nesh. A kemi mangësi e defekte?! Patjetër që kemi dhe për këtë Brukseli është i vetëdijshëm”, tha Bejko.
- “Integrimi në BE tashmë një realitet”, Bejko: Brukseli nuk po na mban me hatër, kemi bërë detyrat e shtëpisë - 26/11/2026
- Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës! - 26/11/2026
- Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar - 26/11/2026