Pas përjashtimit të saj para dy ditësh nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka ndryshuar dhe vendi ku do të ulet në Kuvend, ish-ministrja Elisa Spiropali.
Spiropali nuk është paraqitur në seancën e sotme plenare, ndërsa vendi i saj i ri do jetë në krahun ku ulen deputetët e opozitës dhe ata të pavarur, si dhe disa ish-kolegë të saj të PS.
Ndryshimi i vendit të saj është bërë me kërkesë të grupit parlamentar të PS, Spiropali do të jetë në krah të deputetes së PS në Fier, Ana Nako.
Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga forumet e PS gjatë Asamblesë që u mbajt në Gjirin e Lalzit, ndërsa dy ditë më parë ajo u përjashtua nga grupi parlamentar, vendim të cilin e bëri me dije kryetari i grupit Taulant Balla.
- Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron - 26/11/2026
- VIDEO/ U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, ky është vendi i ri i Elisa Spiropalit në Kuvend - 26/11/2026
- “Drejt BE-së me ritëm mbresëlënës”/ Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut - 26/11/2026