13.7 C
Tirana
22 / 11 / 2026

Jo në Tropojë, në Gjakovë. Ministrja falenderon Kosovën për trajtimin e pacientëve shqiptarë

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka falenderuar homologun e saj kosovar për trajtimin që u bëhet pacientëve shqiptarë në spitalet e Kosovës.

Nga Gjakova, Spahiu pranoi se në spitalet e Hasit, Kukësit dhe Tropojës ka nevojë për përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve, shkruan A2.

“Duke ju falenderuar ju si ministër i Shëndetësisë, për të falenderuar të gjithë ekipin e shëndetësisë jo vetëm në spitalin e Gjakovës, por edhe të Prizrenit, të cilët janë treguar gjithmonë të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe pacientëve shqiptarë, kryesisht nga zona e Hasit, e Kukësit, e Bajram Currit, por jo vetëm. Unë sot u njoha edhe me shifrat të cilat ishin aktualisht dhe të një viti më parë dhe realisht janë shifra të konsiderueshme dhe për këtë mirënjohje pafund që ka funksionuar shumë mirë marrëveshja jonë e bashkëpunimit dhe besoj që është një moment shumë i mirë që ne këtë marrëveshje ta ngrejmë në një nivel më të lartë, për të kompensuar edhe në shërbimet e munguara që mund të kemi respektivisht”, tha Spahiu.

“Unë kam bërë një vizitë kohët e fundit në spitalin e Kukësit dhe në spitalin ditor të Hasit. Kam parë aty nevojat që ato kanë dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse që ju keni realizuar ato shërbime të munguara që janë atje. Ndoshta është momenti që edhe ne të forcojmë kapacitetet tona në disa shërbime, si për shembull shërbimin e dializës, në mënyrë që edhe ata pacientë që vijnë këtu, ta marrin shërbimin në spitalin e Kukësit dhe anasjelltas”, shtoi ministrja e Shëndetësisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x