Kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e dytë tumorale më e përhapur te gratë. Rreth 100 raste të reja zbulohen çdo vit në vendin tonë.
Edhe pse është shënuar një ulje e rasteve të reja falë fushatave të depistimit për HPV-në, ky kancer, ndryshe nga shumë sëmundje të tjera tumorale, mund të parandalohet përmes vaksinimit.
Prej katër vitesh në Shqipëri aplikohet vaksina kundër Human Papilloma Virusit (HPV) te vajzat 13-vjeçare, ndërsa së fundmi vaksinimi është shtrirë edhe te djemtë e kësaj grupmoshe.
Pavarësisht skepticizmit që ende ekziston në vendin tonë ndaj kësaj vaksine, ekspertët e shëndetit publik theksojnë rëndësinë e saj në parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga HPV-ja. Ata sjellin si shembull vende si Britania e Madhe dhe Kanadaja, ku vaksinimi ka ndikuar ndjeshëm në uljen e rasteve të kancerit të qafës së mitrës.
Vaksina kundër Human Papilloma Virusit aplikohet me një dozë në moshën 13-vjeçare, si për vajzat, ashtu edhe për djemtë. Ajo është 9-valente dhe e njëjta vaksinë që përdoret edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
- Urdhri i Ramës/ Jep dorëheqjen pas dy vitesh edhe kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala! - 20/11/2026
- Vaksina kundër kancerit, doza kundër HPV-së mbron meshkujt dhe femrat nga sëmundjet tumorale - 20/11/2026
- “S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak… - 20/11/2026