Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave pas afro 10 muajsh. Kreun e institucionit e merr Fation Shehu, pas propozimit zyrtar për tu kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Pas vitesh eksperiencë dhe trajnimeve në organizata ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave zyrtarizon ditën e premte emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- “Lufta e heshtur” për Kosovën, ambasadori Mazi promovon librin në Tetovë dhe zbulon prapaskenat: Nuk kishim ushtri apo ekonomi, vetëm forcën e argumentit - 20/11/2026
- Largohet Besmir Beja, drejtimin e Doganave e merr Fation Shehu - 20/11/2026
- Siguria në shkolla, certifikohen punonjësit e Policisë! Hita: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndihmë pa frikë, investim për të ardhmen! - 19/11/2026