Një situatë e rrallë në jetën private të një futbollisti brazilian ka marrë vëmendjen e mediave. Hugo Souza, portieri 27-vjeçar i Corinthians, pritet të bëhet baba i dy vajzave, ndërsa të dyja gratë me të cilat do të ketë fëmijë janë shtatzëna në të njëjtën kohë, bëjnë të ditur disa media braziliane.
Fëmija i parë që pritet të vijë në jetë është vajza e tij me Rauany Barcellos, 23 vjeçe, ish-e fejuara e portierit. Ajo ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë dhe vajzën kanë vendosur ta quajnë Pétala. Çifti u nda në prill të këtij viti, ndërsa lajmi për shtatzëninë u bë publik në korrik.

Ndërkohë, edhe influencuesja Rai Araújo ka konfirmuar se është në pritje të një vajze me Hugo Souzën. Ajo ka bërë të ditur se ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, çka do të thotë se fëmija i saj pritet të lindë rreth dy muaj pas vajzës së parë.

Sipas mediave braziliane, Hugo dhe Rai njihen që prej vitit 2022, por marrëdhënia mes tyre u afrua sërish pas ndarjes së futbollistit nga Rauany.
Influencuesja ka treguar se shtatzënia nuk ishte e planifikuar dhe se lajmi fillimisht i shkaktoi frikë dhe vështirësi emocionale. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e portierit kanë bërë të ditur se ai po mbështet të dyja gratë dhe fëmijët, ndërsa kanë kërkuar që privatësia e personave të përfshirë të respektohet.
Kështu, Hugo Souza do të bëhet baba i dy vajzave brenda pak muajsh, nga dy marrëdhënie të ndryshme, një situatë që ka ngjallur interes të madh në mediat braziliane.
- Trump flet pas samitit në Kinë: Irani ka 51 vite që na mashtron, si i hoqa marrëveshjen 17 miliardë dollarëshe Evropës - 20/11/2026
- Pesë muaj para votimeve, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin hyn në garën për Pallatin Elize! - 20/11/2026
- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Jemi të gatshëm për dialog me qeverinë e re! - 20/11/2026