Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Lajmin e bën me dije gazetarja Anila Hoxha.
Teksa u lirua pas më shumë se dy vitesh në burg dhe iu caktua masa e arrestit në shtëpi, Beqaj i kërkon Gjykatës së Lartë që masa e fundit t’i zëvendësohet me garanci pasurore në shumën prej 2 milionë lekësh.
Ai i ka lënë në dorë gjykatës edhe një opsion tjetër për shumën, në një vlerë që ajo e çmon të arsyeshme.
Kjo kërkesë vjen në kohën kur ish-ministri i është drejtuar disa herë Gjykatës për ndryshim mase, dhe i ishte refuzuar.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Samiti në Kinë/ Xi Jinping thyen traditën, e pret personalisht në aeroport homologun Trump, presidenti amerikan e përqafon! - 18/11/2026
- Ish-ministri Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ofron garanci pasurore 2 milionë lekë për zëvendësimin e masës “arrest shtëpiak”! - 18/11/2026
- Kujdesi për foshnjat e lindura para kohe, Spahiu nga ‘Koço Gliozheni’: Investime me Italinë në 3 spitale rajonale! - 18/11/2026