Presidentët Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping janë shfaqur së bashku për herë të parë, në prag të darkës gala që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin kinez të Shenzhenit.
Pamjet e publikuara nga ekipi i Kremlinit në Telegram tregojnë tre liderët në tapetin e kuq. Në video, Trump dhe Xi qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, kur Putin afrohet dhe përshëndetet ngrohtësisht me presidentin amerikan, duke shkëmbyer shtrëngime duarsh dhe përkëdhelje miqësore në shpatull.
Trump dhe Putin nuk janë takuar që nga samiti SHBA-Rusi në Alaskë, në gusht të vitit 2025.
Ndërkohë, të tre liderët pritet të zhvillojnë nesër pasdite takimin e tyre të parë trepalësh, në kuadër të samitit të APEC-së në Kinë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty - 18/11/2026
- VIDEO/ Takim historik në Kinë, Trump, Putin dhe Xi Jinping shfaqen për herë të parë së bashku - 18/11/2026
- Goditja e parë ndaj Netanyahut, opozita merr drejtimin e parlamentit izraelit - 18/11/2026