Çështja e ngritur ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, në lidhje me dyshimet për falsifikim dokumentesh është rikthyer sërish në vëmendje të publikut.
Shkak është bërë rekursi i Prokurorisë, e cila nuk pranon vendimi ne Gjykatës së apelit që e shpalli Ejllin të pafajshëm. Prokuroria e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor nga relatori i caktuar, gjyqtari Sokol Binaj.
Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.
Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. Ndërkohë, bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim. Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit. Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë.
- “Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim, na duhet kandidat fitues”, Majko paralajmëron në Asamble, i përgjigjet Rama: Skepticizmi i Pandit më ka motivuar - 15/11/2026
- Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Çështja e Luiz Ejllit përfundon në GJL, Prokuroria nuk pranon pafajësinë - 15/11/2026
- PD, kërkesë Evropës për qeveri kujdestare në Shqipëri: Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira - 15/11/2026