14 C
Tirana
03 / 11 / 2026

Votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme/ Kreu i KQZ, Celibashi: Kundërshtimet e PD-së janë të pabazuara, kërkohet konsensus

Votimi elektronik mbetet një nga prioritetet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaron se synimi i institucionit është shtrirja e këtij sistemi në sa më shumë bashki, duke e konsideruar atë një mekanizëm të dobishëm për procesin zgjedhor.

Megjithatë, ai thekson se për zbatimin e tij nevojitet konsensus mes forcave politike, duke nënvizuar se kundërshtimet e Partisë Demokratike nuk kanë baza, por qëndrimi i saj nuk mund të anashkalohet.

https://e5caa49a5facdcdbc61fc9ed4cc7515b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

“Nuk kemi asnjë arsye, apo akt ligjor për të kundërshtuar lidhur me këtë çështje. Jemi të angazhuar që të gjitha masat të jenë të përshtatshme me hartën e re administrativo-elektorale.

Pikëpamja jonë si institucion lidhur me votimin elektronik është e pandryshuar. Ne kemi dashur dhe duam që kjo mënyrë të shtrihet sa më gjerë edhe në këto zgjedhje.

PD është partia kryesore e opozitës, është fakt që në gjykimin tim ne nuk mund ta injorojmë qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje, edhe pse shkaqet pse kjo parti kundërshton janë të pabaza. KQZ nuk është palë në këtë çështje. Kjo është një çështje e vetë partive politike.

Do të ishte mirë që të kishte një konsensus për këtë, përndryshe për KQZ-në ngel e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të marrë një vendim në interes të një pale. Shkaqet e ngritura nga PD lidhur me shqetësimet e këtij sistemi nuk qëndrojnë.

E rikonfirmoj që për ne si institucion do të ishte me dobi, e mbështesim dhe do të punojmë që votimi elektronik të shtrihet në sa më shumë bashki. Partitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një konsensus”, tha Celibashi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x