14 C
Tirana
03 / 11 / 2026

“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, zbardhet letra e plotë e Veliajt drejtuar GJKKO, gjykata shtyn seancën: Burgjet s’na kanë njoftuar

Seanca e sotme e kryebashkiakut Veliaj u shty për datën 17 nëntor. Vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por iu drejtua gjykatës përmes një letre të përcjellë nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Veliaj, në letrën e zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shprehet mes të tjerash: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë në dijeni nga Avokati i Popullit, jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit pa u treguar urdhri sekret. Përgjigjen e mora të premten nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Më tha se jam transferuar me urdhër të Ramës.

Do ta dija dija për nder nëse do të më shtoheshin akuza të tjera për prishjen e rendit kushtetues. Urdhri i kryeministrit është i paligjshëm. Kërkon hetim të plotë, të thellë dhe të pavarur. Po e lë në dorën tuaj”.

Ndërkohë, fjalën e saj e tha edhe Gjykata, e cila ndër të tjera u shpreh: “Nuk jemi kompetentë për transferimin dhe Drejtoria e Burgjeve nuk e ka  njoftuar gjykatën. Verifikimi u përket organeve të tjera kompetente”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x