19.6 C
Tirana
02 / 11 / 2026

Shuhet Sulo Hadëri, Profesori i Makroekonomisë dhe Financave Publike

Lajmin e kanë bërë të ditur studentë e pedagogë, shoqata dhe personalitete të fushave të ndryshme. Departamenti i Financës i Fakultetit të të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në njoftimin e vet shkruan:

“Me hidhërim të thellë, stafi i Departamentit të Financës dhe studentët e Financës i japin lamtumirën profesor Sulo Hadërit, pedagogut dhe kolegut të çmuar, i cili ia kushtoi jetën mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Për breza të tërë studentësh të Financës, ai do të mbetet profesori i tyre i Makroekonomisë dhe Financave Publike, që me dijen, përvojën dhe përkushtimin e tij dha një kontribut të vyer në formimin e tyre akademik e profesional.

Stafi i Departamentit të Financës e kujton me respekt të thellë dhe mirënjohje të sinqertë për bashkëpunimin ndër vite, për kontributin në jetën akademike dhe për përgjegjësitë që mbajti në drejtimin e Fakultetit tonë, si Zëvendësdekan dhe Dekan.

Dija që përcolli, puna që la pas dhe kujtimet e ndara me kolegët e studentët do ta mbajnë të gjallë emrin e tij në komunitetin tonë akademik.

Në emër të stafit të Departamentit të Financës dhe studentëve të Financës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të profesor Hadërit.

Me respekt e mirënjohje, Profesor! U prehsh në paqe!”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x