12.8 C
Tirana
28 / 10 / 2026

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

Demonstratat e dhunshme që përfshinë Tiranën në këto 16 ditë për ekspertin e sigurisë Faik Basha janë zgjatim i atyre që po ndodhin në Francë dhe disa vende të Europës.

Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se qëllimi kryesor i tyre ka qenë destabilizimi i vendit dhe jo ajo për të cilën komentohet.

“Ajo që më ka bërë përshtypje në këto 16 ditë demonstrata të dhunshme, është mënyra si interpretohet nga persona të përfshirë. Këto lëvizje të dhunshme nuk janë tipike shqiptare, por janë zgjatime të atyre që po ndodh në Francë, Itali, Belgjikë, Spanjë etj. Zgjatim i një fenomeni që dukshëm ka ndikime dhe dukshëm është i dhunshëm dhe qartazi është parë me veprimet në këto 16 ditë që ka patur qëllim destabilizimin, djegien, dhunimin dhe jo atë për të cilën komentohet, analizohet e thuhet nga ata që e promovojnë”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas ekspertit të sigurisë, strukturat e policisë nuk kanë ushtruar dhunë e presion ndaj protestave paqësore.

“Në asnjë moment nuk është shtruar presion e dhunë nga strukturat e policisë e qeveris ëndaj protestave paqësore dhe tubimeve që kanë qëllim shfaqjen e zemërimit për pakënaqësitë që kanë ato ndaj qeverisë”, vijoi ai.

Basha theksoi se këto protesta kanë prekur jetën e qytetarëve, pasi janë shkatërruar bankat dhe janë djegur një pjesë e bizneseve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x