18.5 C
Tirana
28 / 10 / 2026

Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish

Gazetari Andi Kuri, mbështetës i protestave kundër qeverisë Rama, ka denoncuar se disa personazhe po pasurohen në kurriz të protestës, duke mbledhur fonde në emrin e saj, para të cilat përvetësohen më pas në forma të ndryshe.

Denoncimi i adresohet disa sharlatanëve dhe mashtruesve, të cilët mbledhin fonde përmes platformës GoFundMe, gjoja për të mbështetur me logjistikë revolucionet për rrëzimin e qeverisë Rama, duke gënjyer dhe manipuluar kësisoj shumë shqiptarë, kryesisht të Diasporës, të cilët besojnë se paratë e tyre do shkojnë për financimin e protestave dhe jo në xhepat e disa rrufjanëve.

Gazetari u bën thirrje shqiptarëve të mos u japin para këtyre mashtruesve, por vetëm burimeve të sigurta, të besueshme, të konfirmuara dhe që bëjnë transaprencë të plotë për mënyrën e shpenzimit të parave të mbledhura. Që kur nisi protesta e Flamingove, disa personazhe të lakuar si mashtrues, përmes platfomës GoFundMe besohet se kanë mbledhur, vjedhur dhe pastruar qindra mijë euro në emër të protestave për rrëzimin e qeverisë.

Si për ironi, vjedhja e fundeve është mundësuar duke denoncuar aferat qeveritare, në kuadër të strategjisë për bindur sa më shumë shqiptarë të kontribuojnë me para.

Mes shumë të tjerëve, si pjesë e kësaj skeme, pra për përmbledhejn e parave përmes platformës GoFundMe për kauzën e protestave dhe vjedhjen e tyre, lakohet edhe aktivisti Jurgen Shpërdhea, pjesë e protestave kundër qeverisë. Sipas pretendimeve dhe akuzave në rrjetet sociale, Spërdhea ka mbledhur dhjetëra mijëra euro donacione në emër të protestës dhe ia ka mbathur në Spanjë.

Akuza për përvetësim fondesh në emër të protestës ka artikuluar edhe aktivistja, Gerta Shino. Sipas burimeve, strukturat e policisë po ndjekin dhe monitorojnë këto akuza dhe pritet të nisin një jetim për për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x