19.5 C
Tirana
25 / 10 / 2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

23 persona janë arrestuar, 13 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 30 janë shpallur në kërkim pas protestës së djeshme në Tiranë.

Sipas Policisë së Shtetit, protestuesit kundërshtuan dhe sulmuan me sende të forta e lëndë piroteknike efektivët e policisë, si dhe dëmtuan godina të institucioneve shtetërore.

Si pasojë e përplasjeve, disa punonjës policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 23 shtetas, procedohen penalisht 13 të tjerë dhe shpallen në kërkim 30 shtetas.

Gjatë protestës së djeshme, të zhvilluar në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë së Shtetit u sulmuan për orë të gjata me gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Si pasojë e sulmeve nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, disa punonjës Policie u plagosën dhe morën ndihmën mjekësore.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm:

-U arrestuan shtetasit J. B., 54 vjeç, L. B., 48 vjeç, D. Zh., 36 vjeç, Xh. M., 27 vjeç, M. S., 38 vjeç, K. F., 25 vjeç, V. L., 29 vjeç, E. Zh., 34 vjeç, Xh. M., 30 vjeç, A. E., 38 vjeç, R. K., 23 vjeç, E. N., 26 vjeç, M. Sh., 33 vjeç, R. H., 27 vjeç, B. O., 18 vjeç, E. N., 28 vjeç, L. N., 25 vjeç, O. A., 19 vjeç, J. Z., 35 vjeç, R. V., 31 vjeç, V. A., 20 vjeç, E. Xh., 39 vjeç dhe R. D., 31 vjeç;

-Ndërkohë u proceduan penalisht 13 shtetas;

-Si dhe u shpallën në kërkim 30 shtetas.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x