19.5 C
Tirana
25 / 10 / 2026

Një profil statistikor i votuesve opozitarë dhe mosvotuesve në Tiranën urbane

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh që drejtova në fund të shtatorit në terrenin e Tiranës urbane (për një fondacion gjerman), 808 të anketuarit ishin banorë të rritur krejt të rastësishëm të 11 ish-minibashkive origjinale të Tiranës, të intervistuar ballëpërballë në kushtet e një anonimati të plotë.

Nga përgjigjet e të anketuarve, mund të ndërtohet një profil interesant i atyre që votuan vjet për partitë opozitare (të drejtuara nga Berisha, Meta, Mediu, Shehaj, Lapaj, Qori, Basha etj.), si edhe i atyre që nuk votuan fare.

Në pyetjet që lidheshin me politika historikisht të majta europianoperëndimore për arsimin, shëndetësinë, tatimet, ndihmën sociale dhe ndërhyrjen e shtetit në ekonominë e vendit, shumica dërrmuese ishin pro tyre. Konkretisht:

  • Plot 78.7% e votuesve opozitarë dhe mosvotueve të Tiranës urbane ishin pro shëndetësisë falas pa përjashtim.
  • Plot 82.1% e votuesve opozitarë dhe mosvotueve të Tiranës urbane ishin pro arsimit falas pa përjashtim.
  • Plot 94.7% e votuesve opozitarë dhe mosvotueve të Tiranës urbane ishin pro përkrahjes së shtreasve të vrefra nga shteti.
  • Pothuaj 75% e votuesve opozitarë dhe mosvotueve të Tiranës urbane ishin pro taksës progresive mbi të ardhurat.
  • Plot 85.7% e votuesve opozitarë dhe mosvotueve të Tiranës urbane ishin pro ndërhyrjes së shtetit në çmimet e konsumit të gjerë.

Siç pritej, 92% e votuesve opozitarë dhe mosvotueve të Tiranës urbane nuk kishin opinion pozitiv për punën e qeverisë. Por vetëm 50.4% e tyre nuk pranuan të përmendnin ndonjë sukses të qeverisë në këtë apo atë fushë të caktuar.

Vetëm 1 ndër 20 votues opozitarë dhe mosvotues të Tiranës urbane kishin marrë pjesë rrallë ose shpesh në protestat e përnatshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nëse do të ishin zhvilluar zgjedhje parlamentare në shtator, plot 44.1% e votuesve opozitarë dhe mosvotueve të Tiranës urbane nuk do të kishin votuar fare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x