22 C
Tirana
21 / 10 / 2026

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Karriget e vendosura para kryeministrisë nga Edi Rama, si një ftesë për dialog me pedagogët dhe studentët që kanë dalë në protestë, edhe sot u refuzuan.

Të mbledhur që në orët e para mëngjesit të sotëm para zyrës së Ramës, ata i thyen dhe i hodhën pranë derës së institucionit, duke lënë kështu të kuptohet se nuk duan të dialogojnë.

Ndërkohë, Rama e kishte edhe sot një përgjigje për këta të fundit, duke i ironizuar dhe duke i shkruar në thonjëza fjalën pedagogë.

““Pedagogët” erdhën sot përsëri…”, shkruan Rama, krahas video-mesazhit në rrjetin social FB, me pamje nga ‘aksioni’ sot.

https://www.facebook.com/watch/?v=2373094629762450

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x