Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, deklaroi se progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit duhet të matet përmes reformave dhe rezultateve konkrete.
Gjatë Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, Rama përshëndeti mbylljen e Kapitullit 20, i cili bëhet i katërti në këtë proces brenda pak muajsh.
Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e presidencës irlandeze dhe shprehu besimin se vendi do të përmbushë objektivat e tij të integrimit.
Kreu i qeverisë nënvizoi se mbyllja e kapitujve nuk është treguesi i vetëm i progresit, pasi rëndësi të veçantë kanë zbatimi i reformave dhe rezultatet e prekshme.
“Sot Shqipëria ka hedhur një hap tjetër vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në BE. Në vijim të vlerësimit shumë pozitiv të IBAR-it, kapitulli 20 bëhet i katërti që mbyllet përkohësisht brenda pak muajsh. Ju doni të bëni edhe më shumë, ne duam së paku të bëjmë dyfishin. Le ta tundim këtë shtëpi, le ta bëjmë realitet.
Nga ana tjetër, ne jemi të vetëdijshëm që progresi nuk matet me grupkapitujt e mbyllur, matet me reformat dhe rezultatet e prekshme që janë arritur. Falënderime për presidencën irlandeze. E dimë që kemi ende rrugë të gjatë për të bërë, por jemi të përgatitur për t’ia dalë. Presim me padurim të mbajmë samitin e ardhshëm së bashku me Forumin e Investimeve në Tiranë”, tha Rama.
- LIVE/ Mbi 6 orë protestë mes gurëve e flakës, 23 të arrestuar, disa policë dhe një gazetare e plagosur. Ministria e Arsimit si arenë “lufte”, zmbrapsen me gazlotsjellës dhe ujë me presion - 13/10/2026
- “Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet”/ Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, Rama: Hap tjetër vendimtar - 13/10/2026
- “Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s! - 13/10/2026