Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë, për arritjet e saj, teksa sot mbyllen negociatat për kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, Kos u shpreh se anëtarësimi në BE është projekt kombëtar.
Sipas Kos, Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit para vitit 2030.
“Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës, falë punës së madhe të Shqipërisë po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare dhe kapitulli i 20 sjell përfitime reale për ta. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE. Këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë. Dua të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë ambicie për të mbyllur kapitujt deri në fund të 2027, ne e mbështesim këtë ambicie, por reformat duhet të vijojnë. Duhet që të përfshihen të gjithë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile. Anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar”, theksoi Komisionerja për Zgjerimin.
- “Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet”/ Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, Rama: Hap tjetër vendimtar - 13/10/2026
- “Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s! - 13/10/2026
- “E ardhmja juaj është në BE”- Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE, ministri irlandez Byrne: Shqipëria të vijojë me ritmin e reformave! - 13/10/2026