14.5 C
Tirana
13 / 10 / 2026

“E ardhmja juaj është në BE”- Konferenca e 10-të Ndërqeveritare me BE, ministri irlandez Byrne: Shqipëria të vijojë me ritmin e reformave!

Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne, e ka cilësuar një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian mbylljen e një tjetër kapitulli në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, Byrne inkurajoi kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë të vijojnë me të njëjtin ritëm, duke zbatuar rekomandimet e Komisionit Europian.

“Sot është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe BE-në. Sot Shqipëria ka mbyllur një kapitull tjetër dhe inkurajoj Ramën dhe Shqipërinë të vazhdojnë të ruajnë ritmin dhe vijimësinë e rekomandimeve të Komisionit. Duam të mbyllim kapituj të tjerë, sepse e ardhmja juaj qëndron dhe është në BE”, u shpreh Byrne.

Ministri irlandez nënvizoi kështu rëndësinë e vijimit të procesit të integrimit europian dhe përmbushjes së angazhimeve të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x