Një incident është shënuar sot pranë Kryeministrisë, kur protestuesit janë rikthyer sërish aty pas marshimit, mes dyshimeve se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda.
Aktivisti Edison Lika ka qëlluar (dyshohet me gurë) një makinë qeveritare disa metra pranë godinës së Kryeministrisë, në kryqëzimin përballë RTSH-së.
Nga pamjet duket se Lika ka sulmuar makinën e kryeministrit Edi Rama.
Para ‘Benzit’ që u sulmua, kaloi fillimisht një motor Policie, më pas një tjetër automjet dhe pas ‘Mercedesit’, edhe një fuoristradë.
Forcat e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të aktivistit, duke bërë të mundur arrestimin e tij.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Veliaj refuzon operacionin në Fier: Nuk i besoj atij që më internoi, Kryeministrit Rama - 22/11/2026
- Përshkallëzohet përplasja në Lindjen e Mesme/ Irani sulmon dy bazat amerikane, godet sistemet patriot në Bahrein - 22/11/2026
- Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi dhe frikësimi janë terrorizim i hapësirës publike - 22/11/2026