Serbia U21 mposhti 2-1 Rusinë U21 në duelin miqësor, por ndeshja u shoqërua me tensione në pjesën e dytë.
Në minutën e 68-të, një përplasje mes Mikhail Umnjikovit dhe Matija Mitrovic u përshkallëzua në shtyrje dhe goditje, ndërsa në konflikt u përfshinë edhe lojtarë të tjerë.
Pas ndërhyrjes së pjesëtarëve të të dyja skuadrave, arbitri ndëshkoi dy protagonistët kryesorë. Umnjikov u nxor me karton të kuq, ndërsa Mitrovic mori të dytin të verdhë.
Video ka marrë shpërndarje të gjërë në rrjet, pasi dihet që marrëdhënia mes dy vendeve është e mirë në përgjithësi. Serbia në atë moment kryesonte 2-1, me Mitrovic dhe Veliçkovic që kishin shënuar për vendasit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- VIDEO/ Prezantohet Sistemi Unik i Gjobave, Rama: Mbyllet tradita e letrave të shkruara, qytetari njoftohet menjëherë në e-Albania - 24/11/2026
- Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit… - 24/11/2026
- PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan - 24/11/2026